Gruaja me e vjeter ne bote jeton ne Gjeorgji
11/03/2010 18:05
Gruaja me e vjeter ne bote ndodhet ne Gjeorgji, rreth 370 km larg kryeqytetit Tbilisi.
Ajo eshte pothuajse 130 vjec dhe quhet Antisa Khvichava. E moshuara e kalon kohen duke konsumuar pijen e preferuar te vendasve, vodka dhe duke luajtur lojen backgammon. Datelindja qe verteton vjetersine eshte shkruar ne nje dokument identifikimi te kohes kur ajo ka lindur.
Pasi te verifikohet dokumenti, e moshuara mund te hyje ne librin e rekordeve Guinness, duke lene pas nje japoneze qe kete vit mbushi 114 vjec. Ditelindjen e 130-te, Antisa do ta festoje bashke me djalin e saj ne daten 8 korrik.
Top Channel