Ne kerkim te Cerciz Topullit

08/03/2010 20:10

Ne marsin e 102 viteve me pare, Cerciz Topolli dhe ceta e tij, pasi vrane komandantin e xhandarmarise turke ne Gjirokaster, do te perballeshin me nje batalion te perbere nga me shume se 200 ushtare turq.

Pavaresisht numrit shume here me te madh te ushtareve ne raport thuajse 1 me 40 Cerciz Topulli me te tijet munden te canin rrethimin. Kjo perplasje mbeti e shenuar, duke u njohur ne histori si Beteja e Mashkullores, me ne krye komandantin e Gjirokastres, Cerciz Topulli.

Por cfare ishte dikur dhe cfare eshte sot kapedan Cerciz Topulli.

Qe ne moshe te re Cerciz Topulli u be nje nga komandantet me ne ze te cetave shqiptare qe luftonin kunder pushtuesve osmane. Pak vite pas te 20 ai drejtonte luften thuajse ne te gjithe jugun e vendit e sidomos ne krahinat e Gjirokastres dhe Korces. Cercizi ishte pjese e komitetit te fshehte per Lirine e Shqiperise ne Gjirokaster.

Ne mars te vitit 1908 ceta e tij vrau bimbashin e Gjirokastres dhe me pas per me shume se 13 ore luftoi ne Mashkullore me ushtrine turke. Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne vitin 1912 u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit dhe vazhdoi te luftonte per mbrojtjen e terresise territoriale te atdheut.

Ne 1915 ne moshen 35 vjecare Cerciz Topulli u vra ne Shkoder ne fushen e Shtoit nga forcat pushtuese malazeze. Eshtrat e tij u kthyen ne Gjirokaster vetem pas 22 vjetesh ne 1937 duke u varrosur ne krah te vellait Bajo Topullit ne memorialin qe gjendet ne hyrjen e vjeter te qytetit te tij te lindjes, Gjirokastres.

Rreth viteve 1970 ne te njejtin memorial u varrosen edhe atdhetaret e tjere Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri dhe Andon Zako Cajupi.

Kjo germadhe eshte sot ajo c’ka ka mbetur nga memoriali qe ngrihet pas shkolles 9 vjecare “Andon Zako Cajupi”, ne Gjirokaster. Varret pa emer e mbi ta nje shqiponje e perdhosur qe ka humbur krenarine e saj.

“Pushtetaret qendrore ose bashkiake te mos hiqen shume patriote sepse nje symbol i kombit tone nuk kerkon ndonje fond kushedi te madh qe te behet restaurimi i tij”, shprehet drejtori i shkolles.

Memoriali i gjendur ne qender te nje debati pergjegjesie mes bashkise dhe monumenteve te kultures vazhdon te rrenohet perdite duke u kthyer nga simbol krenarie ne nje cep turpi te fshehur per Gjirokastritet qe mburren me figuren e kapedan Cercizit.

“Nje nga djemte simbol te Gjirokastres qe i ka dhene gjithcka madje edhe veten e tij kombit natyrisht edhe qytetit”, deklaron doktor Shyqyri Hysi, pedagog ne Universitetin Eqerem Cabej.

Nga memoriali udhetojme drejt shtepise se topullareve, nje shtepi e larte qe shtrihet ne nje pozicion strategjik nga ku mund te shohesh ne pellembe te dores thuajse te gjithe Gjirokastren.

Nusja e njerit prej niperve te Cercizit jeton ende ne kete shtepi ku jane shkruar faqe te rendesishme te historise se Gjirokastres e gjithe Shqiperise.

Vec mureve ku duken qarte shenjat e lageshtires, disa fotove a pikturave, pjesa me e madhe e shtepise eshte kthyer ne nje rrenoje. Stendat e ndertuara ndoshta nje dekade me pare thuajse po rrezohen. Kudo ndihen gjurmet e harreses.

“Kemi kerkuar edhe ne shtet dhe na kane thene se kjo eshte shtepi e mirembajtur deri me sot, do rregullojme shtepite qe jane ne rrezik shembje”, deklaron Makbule Topulli.

Ne kete shtepi jane rritur breza te tere te topullarajve mes te cileve Cercizi. Ketu mblidhej shpesh ceta e tij perpara se te kryente goditjet ndaj turqeve ne qytet. Ne kete shtepi u hartua edhe vrasja e Bimbashit ne vitin 1908.

“Nuk e dine fare c’eshte Cerciz Topulli, e c’ka qene Cerciz Topulli, c’vellezer ka patur e c’motra ka patur. Cerciz Topulli ka patur nje nene me kobure ne mes, nxirrte koburen e u thoshte burrave qe ikni e gjejini djemte e mij neper male”, thote Makbule Topulli.

E pavaresisht historise qe gjendet ne cdo cep e viteve te shumta qe mbart mbi shpine, shtepise muze nuk i eshte bere asnje rikonstruktim, fondet e fundit qe jane dhene per te i perkasin viteve te komunizmit me pas asgje, vetem premtime.

“Asnje fond dhe asnje te na kene sqaruar per dicka, te na thone do ta rregullojme a s’do ta rregullojme, do ta mirembajme a s’do ta mirembajme”, deklaron Makbule Topulli.

Cerciz Topulli ashtu si i vellai i tij Bajo Topulli, por edhe Andon Zako Cajupi, Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri luftuan me pushke e me pene, jo vetem per Gjirokastren, por per pavaresine e te gjithe Shqiperise.

Luftuan pa ditur se 100 vjet me pas ai shtet per te cilin dhane nje jete te tere do t’i flakte ne cepa pa vlere duke shperfillur te shkuaren, duke hedhur menjane historine, duke anashkaluar luften qe ata bene, e mbi te gjitha duke perdhosur ne kete menyre nje pjese te forte te identitetit kombetar shqiptar.

Top Channel