Kriza greke, kujdes parate e shqiptareve

08/03/2010 08:00

Thellimi i krizes ekonomike ne shtetin fqinj Greqi po shqeteson grupet e interesit ne Shqiperi, sidomos biznesin.

Pas sugjerimeve te dhena nga ekspertet dhe konfirmimit te guvernatorit, biznesi ne vend u ben thirrje institucioneve perkatese te kene kujdes ne transaksionet e kapitaleve, ne menyre qe te mos demtohet ekonomia shqiptare.

Grupi industrialist ne vend, i cili e ndien me shume nga te gjithe efektin e krizes greke, per shkak te marredhenieve tregtare, reagoi dje duke paraqitur disa sugjerime rreth masave qe duhet te marre qeveria shqiptare. Prezenca e kompanive greke ne Shqiperi eshte teper e larte, per shkak te afersise gjeografike, por edhe te raporteve te ngushta te krijuara pas vitit 1991.

Konfindustria, duke marr shkak nga perballja e mundshme e ekonomise se Shqiperise me pasojat e krizes se rende ekonomike dhe financiare ne Greqi, u kerkon institucioneve shteterore te ndalin sa me shpejt dhe me cdo kusht daljen e paligjshme jashte vendit te kapitaleve financiare shqiptare.

“Shprehim domosdoshmerine e perfitimit me te madh te mundshem nga statusi i sotem i Shqiperise per mosliberalizimin e levizjes se kapitalit perfshi edhe nga sistemi bankar, duke u kerkuar institucioneve perkatese, si qeverise, Bankes se Shqiperise dhe sidomos Sherbimit Informativ Shteteror te parandalojne cdo perpjekje per daljen e paligjshme te parave shqiptare jashte vendit. deklaroi dje administratori i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku.

Prezenca e konsiderueshme e bankave greke ne vend e rrit shqetesimin e autoriteteve shqiptare sa i takon kalimit te kapitalit ne forma te jashteligjshme. Megjithate, Konfindustria sqaron se bankat, edhe pse me pronesi te huaj, zbatojne legjislacionin shqiptar. “Duhet pasur parasysh, se pavaresisht se nje pjese e ndjeshme e sistemit bankar shqiptar eshte ne pronesi te bankave “meme” ne Greqi, mbeshtetur ne ligjet ne fuqi ne Republiken e Shqiperise, lejohet kalimi jashte vendit vetem te dividentit te krijuar.

Kjo do te thote se sistemi bankar shqiptar, perfshi edhe bankat me kapital grek, eshte krejtesisht i mbrojtur nga goditjet nga jashte, si dhe nga gjendja e sistemit bankar grek”, sqaron Buxhuku. Ai thekson edhe nje here kushtin e rendesishem per te zbatuar me rreptesi ligjet ne fuqi per ndalimin e daljes se parave shqiptare jashte vendit, pervec masave te nevojshme ligjore per berjen te mundur te shtimit te te hyrave nga jashte ne ekonomine kombetare, ku permend kryerjen ne kohe te shpejte te faljes fiskale per qytetaret shqiptare.

Aktualisht ne vend jane me qindra biznese greke, ndersa sektoret e rendesishem te sherbimeve financiare, telekomunikacion dhe ndertim, zoterohen nga vete ato. Ekspertet e ekonomise mendojne se nese ndermerren nje sere veprimesh institucionale dhe ligjore, eshte plotesisht e mundur qe ekonomia shqiptare jo vetem te mos preket rende nga kriza ne Greqi, por edhe te perfitoje ndjeshem ne periudhe afatgjate ne te mire te zhvillimit te qendrueshem te vendit dhe mireqenies se qytetareve shqiptare.

Jo me larg se dy muaj me pare, u mblodh ne Tirane Asambleja e Biznesit Grek ne Shqiperi, me prezencen e ambasadorit Nikolaos Pazios. Ne kete asamble, ku merrnin pjese kompani anetare te kesaj shoqate, te cilat jane nder bizneset me te medha greke qe operojne ne vend, u diskutua analiza vjetore dhe vleresimi i punes per vitin 2009, si dhe zgjedhja e bordit te ri drejtues dhe organit te ri te ekzekutivit.

Shoqata e Biznesit Grek ne Shqiperi eshte themeluar ne vitin 2003 dhe numeron rreth 250 anetare. Biznesi grek operon tashme ne sektoret me te rendesishem te ekonomise shqiptare si: ne telefoni, sektorin bankar, burimet e energjise, industri, ndertim etj. Shifrat e fundit zyrtare tregojne se bizneset greke ndodhen ne pozicion dominues te tregut shqiptar me 24.3 per qind, ndersa volumi i investimeve te kryera rezulton ne masen 48 per qind, ne raport me vendet e tjera, ose rreth 1.2 miliarde euro.  

Top Channel