Korce, arrestohet prostituta 21-vjecare

08/03/2010 08:30

Nje 21-vjecare nga nje fshat i rrethit te Korces eshte arrestuar nga policia lokale, pasi u kap duke ushtruar prostitucion ne nje lokal.

Burime zyrtare te policise pohuan se 21-vjecarja me inicialet A.M. nga fshati Dishnice i rrethit te Korces, eshte kapur ne flagrance duke ushtruar prostitucion ne nje lokal ne fshatin Boboshtice.

Ne kete fshat te njohur per tavernat e tij dhe frekuentimin nga vizitore te shumte, 21-vjecarja ka qene e punesuar ne nje lokal te zones. Policia, nderkaq, ka filluar hetimet ne gjendje te lire edhe per pronaren e tavernes.

Gruaja me inicialet K.K., 40 vjece, do te ndiqet penalisht per vepren penale te mbajtjes se lokalit ne pronesi te saj per prostitucion.

Top Channel