Fier, ujesjellesi nis aplikimin e tarifave te reja

08/03/2010 08:20

Drejtoria e Ujesjelles–Kanalizimeve Fier ka nisur qe nga fillimi i muajit mars aplikimin e tarifave te rritura per konsumin e ujit te pijshem, ndersa paralelisht me te, edhe aksionin per ndeshkimin e debitoreve.

Drejtori Agim Plepi thote se faturat e konsumit te ujit te pijshem per abonentet familjare, private dhe shteterore te Fierit do te jene per muajin mars 10-15% me te larta. “Ashtu sic edhe ishte paralajmeruar muaj me pare qe nga 1 marsi ka nisur shtrenjtimin e ujit te pijshem. Shuma qe do t’i shtohet cmimit te meparshem mund te shkoje nga 60 deri 160 leke te reja.

Kjo shume eshte e perballueshme nga abonentet e Fierit. Nuk ka pasur asnje kundershtim nga abonentet e te gjitha kategorive”, deklaroi Plepi. Nderkaq, drejtoria ka publikuar listen e debitoreve, e cila eshte shume e gjate dhe fatura te larta. “Jo vetem abonentet disavjecare, por edhe ata dymujore nuk do t’i shpetojne ndeshkimit te Ndermarrjes se Ujesjellesit. Ndeshkimet perkojne me gjoba deri dhe me ndjekje penale.

Gjobat per qindra abonentet debitore jane prere dhe te henen do te depozitohen prane autoriteteve te drejtesise per ndjekje penale”, thote Plepi. Borxhet qe abonente te ndryshem nuk i kane shlyer faturat ujesjellesit te Fierit kapin shume e 4.2 milion eurove.

Top Channel