Korce, pranga hajdutit te kishave

07/03/2010 09:05

Kapet ne Korce superhajduti i kulteve fetare ne verilindje te vendit.

Njeriu qe bastiste kishat dhe xhamite, me ne fund eshte vene ne pranga. Nje 35-vjecar nga Zhapokika e Tepelenes eshte vene ne pranga ne qytetin e Korces, nen akuzen e vjedhjes se gjashte objekteve te kultit fetar. Sipas policise lokale, Bujar Kalemi rezulton te jete autor i vjedhjeve te disa kishave ne Korce dhe ne zonen e Kolonjes, ku eshte dokumentuar se ka kryer vjedhje te parave nga kasafortat me thyerje dhe ka shkaterruar ne disa raste edhe objekte qe ndodheshin ne brendesi te ketyre kishave.

Por krahas vjedhjeve ne kultet fetare ne juglindje te vendit, Bujar Kalemi rezulton te jete autor i dy vjedhjeve ne kishat e Gjirokastres dhe ne menyre te perseritur te vjedhjeve te kultit ne Kostan te Delvines. Hajduti i objekteve te kultit u kap rreth ores 14:30 te se shtunes, ne qytetin e Korces, ndersa kerkohej per te njejten akuze edhe nga Komisariati Numer 1 ne Tirane.

Sipas policise lokale, Bujar Kalemi ka vjedhur kishen e Shen Thanasit, ngjarje kjo e ndodhur ne dhjetor te vitit te kaluar, ku eshte vjedhur shuma prej 12000 lekesh dhe tri dite me vone ka sulmuar edhe kishen e Shen Anes, po ne Lagjen 3 te qytetit te Korces, nga ku u vodhen 4500 leke. Bujar Kalemi rezulton te jete autor edhe per kater vjedhje te tjera ne fshatrat e Korces dhe te Kolonjes dhe ne qytetin e Ersekes.

Po sipas policise 35-vjecari ka kryer vjedhjen e kishes se Shen Kollit, ndodhur ne daten 26 dhjetor te vitit te kaluar ne fshatin Kamenice, ku eshte vjedhur shuma prej 3300 lekesh, vjedhjen e Xhamise se fshatit Floq, e ndodhur ne daten 28 dhjetor 2009, ku eshte vjedhur shuma prej 10000 lekesh, vjedhjen e kishes se Shen Gjergjit te ndodhur ne daten 27 qershor te vitit te kaluar ne qytetin e Ersekes, ku eshte vjedhur shuma prej 3500 lekesh, si dhe vjedhjen e kishes Ngjitja e Zotit ne Qiell, ndodhur ne 26 dhjetor 2009, ne fshatin Borove te Rrethit Kolonje, ku eshte vjedhur shuma prej 6000 lekesh. Sipas policise, nga hetimet rezulton se ky shtetas ka kryer vjedhje kishash edhe ne Rrethin e Gjirokastres ne dy raste, po keshtu ne dy raste te tjera ne menyre te perseritur ka vjedhur kishen ne fshatin Kostan te Rrethit Delvine.

Top Channel