Elbasan, helmohen me bar miu 4 femije

07/03/2010 15:05

Kater femije jane helmuar ne menyre aksidentale me bar miu dhe ndodhen ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin rajonal te Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur ne mesditen e se dieles ne fshatin Bradashesh dhe femijet e mitur i perkasin moshave 2-5 vjec.  

Femijet vine nga e njejta dege fisnore, Petrela dhe jane kusherinj te pare me njeri-tjetrin. Ata e kane gjetur helmin ne nje poligon qe ndodhej afer shtepise se tyre. Duke qene se nga ngjyra helmi peraferon me karamelet, ata jane genjyer duke e gelltitur helmin.

Pas gelltitijes se helmit, femijet jane ndeshur me simptomat e para te helmimit  dhe familjaret i kane nisur menjehere ne spitalin rajonal te Elbasanit.

Policia tha se dyshohet qe helmimi ka qene aksidental dhe helmi mbahej ne polygon per te vrare minjte dhe insektet e tjera te rrezikshme.

Top Channel