Debora bllokon verilindjen e vendit

07/03/2010 09:40

Debora e rene gjate nates ka sjelle serish probleme ne verilindje te vendit.

Ne Diber i gjithe qarku eshte i perfshire nga bora, trashesia e se ciles arrin ne 40 cm. Ne komunat Lure, Kalaja e Dodes dhe Selishte jane te bllokuar disa fshatra. Akset nacionale jane te hapur por rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne disa akse ku trashesia shkon deri ne 30 centimetra.

Ne Puke eshte bllokuar komuna e Iballes. Ne Kukes jane bllokuar komunat Gryke Caj, Arren, Zapod, Topojan, Shishtavec, Umnisht. Ne rrethin e Hasit komunat Golaj, Gjinaj.

Ne Tropoje probleme ka patur ne Markgegaj dhe Lekbibaj. Akset nacionale Tirane-Peshkopi, Tirane-Kukes, Tirane-Tropoje, Tirane-Puke dhe rruget Kukes-Peshkopi, Peshkopi-Librazhd, Kukes-Tropoje kane veshtiresi kalimi ne disa zona per shkak te debores.

Policia rekomandon perdorimin e zinxhireve ne keto akse rrugore vecanerisht ne zonat e larta. Rreshje ka patur edhe ne juglindje te vendit, ne Pogradec, Korce, Devoll, Kolonje deri ne disa zona te Permetit. Rreshjet kane perfshire edhe disa komuna ne Librazhd.

Top Channel