Berisha uron mesuesit per 7 Marsin

07/03/2010 13:35

Kreu i qeverise, Sali Berisha, i ka uruar te gjithe mesuesit per festen e tyre dhe ka ritheksuar se arsimi do te mbetet nje nga prioritetet e qeverise se tij.

“Qeveria do beje cdo gje ne menyre qe ju misionare te dijes te mund ta zhvilloni me pergjegjesine me te madhe garen e dijes, garen promotor te vertete te zhvillimit te nje shoqerie, te nje kombi, te nje vendi. Prandaj uroj te gjithe mesuesit, nxenesit he prinderit e tyre, gezuar diten e mesuesit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafai kane zhvilluar ne ambjentet e kryeministrise nje takim me nje grup mesuesish te cileve u kane uruar festen e 7 Marsit.  
 

Top Channel