Doda ne Fier: Ruzhdia voton PD

06/03/2010 09:05

Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka qene dje ne fshatin Ruzhdie te komunes me te njejten emer, zone kjo e perfolur ne javet e fundit.

Pas takimit te zhvilluar, Doda u shpreh se zona e Ruzhdies mbetet e djathte pavaresisht skenareve te PS-se.

“Konkretisht jemi ne dijeni mbi problemet qe po ngre opozita ne komuna te veçanta te ketij qarku. Sot isha ne Komunen Ruzhdie, ku kam pasur nje takim, sepse eshte per t’u habitur fakti se zona e Ruzhdies eshte tradicionalisht e djathte dhe pikerisht ajo ben pjese ne skenaret e vazhdueshme te PS-se”, tha Doda.

Dua t’i percjell opozites, insistoi ajo, fjalen e banoreve te Komunes Ruzhdie, te cilet ishin te bindur jo vetem ne qendrueshmerine e tyre ndaj votes per partine e tyre PD.

Komuniteti i Ruzhdies i eshte drejtuar PS-se duke i thene se ne kete zone edhe vete zoti Gramoz Ruçi mund te vije si komisioner ne zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel