BE, drejt raportit final per statusin kandidat

06/03/2010 09:20

Bashkimi Europian nuk e ka bere  ende te ditur delegacionin e plote qe do te  dergoje ne Tirane me 12 mars, perkatesisht te premten e ardhshme, ku zhvillohet mbledhja e Komitetit te Stabilizim-Asocimit te BE-se dhe Shqiperise.

Burime nga Ministria e Integrimit bene te ditur se javen e ardhshme do te percaktohet delegacioni qe do te jete prezent, por siç mesohet, do te drejtohet nga drejtori per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Europian, Pierre Mirel.

Ky takim do te shqyrtoje hapat qe ka marre Shqiperia ne zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, qe shkurtimisht do te thote kushtet qe Tirana zyrtare ka permbushur pas “detyrave te shtepise” te lena nga Brukseli.

Edhe pse ne dukje nje takim teknik, pritet te jape nje sinjal te qarte per qendrimin qe do te mbaje trupi me i larte, perkatesisht Komiteti i Stabilizim-Asocimit, i cili do te mblidhet me 11 maj ne Bruksel.

Perveç Pierre Mirel, ne takimin e se premtes do te jete prezent edhe ambasadori i Spanjes ne Tirane, Manuel Montobio, vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se, si dhe kreu i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan.

Top Channel