Vizat, PD rezolute ne Kuvend

05/03/2010 16:10

Kur shpresohet se nuk do te duhet edhe shume kohe nga vendimi i Komisionit Europian per liberalizimin e vizave, kuvendi i Shqiperise do te miratoje te enjten e ardhshme nje rezolute ne mbeshtetje te procesit. (UPDATE)

Inisiativen e kane ndermarre demokratet, nje nga qellimet e te cileve eshte perkrahja e qeverise per pershpejtimin e procesit.

“Rezoluta ka per qellim te inkurajoje ekzekutivin dhe cdo agjensi tjeter te lidhur me procesin, duke ftuar njekohesisht cdo aktor politik dhe shteteror qe te perfshihet me te gjitha kapacitet dhe mundesite e veta ne permbushjen sa me te shpejte te tij”, u shpreh kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi.

Perkrahja e qeverise per liberalizimin e vizave nuk duket te jete i vetmi qellim i rezolutes se demokrateve. Nepermjet kesaj rezolute mazhoranca ka per qellim te terheqe ne parlament serish te enjten e ardhshme deputetet e opozites. Nje dite me pare socialistet nuk pranuan te votonin ne kuvend asgje tjeter pervec projektvendimit per nismat e tyre te hetimit te zgjedhjeve, duke mos pranuar te votonin as per ngritjen e gjykates administrative, miratimin e te ciles mazhoranca e konsideronte edhe nje prove per opoziten. Paraqitja e rezolutes per liberalizimin e vizave te enjten e ardhshme, mesa duket eshte nje prove tjeter perpara te ciles mazhoranca e vendos opoziten.

“Per grupin parlamentar te PD-se, liberalizimi i vizave nuk eshte thjesht nje premtim yni elektoral, por nje objektiv i madh kombetar, ndaj edhe ai ka nevoje per kontributin e gjithsecilit”, theksoi Patozi.

Paraqitja te enjten e ardhshme e rezolutes per liberalizimin e vizve koincidon edhe me nje tjeter zhvillim te rendesishem ne marredheniet mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian. Nje dite me pas, te premten, do te jete ne Tirane drejtori per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Europian, Pierre Mirel, i cili do te drejtoje Komitetin e Stabilizim-Asociimit, organizem qe monitoron  zbatimin e detyrimeve te Shqiperise pas hyrjes ne fuqi nje vit me pare te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Duke qene se kriteret politike jane nje nga shtyllat kryesore te kesaj marreveshjeje, situata aktuale politike ne vend pritet te jete ne fokusin kryesor te bisedimeve mes Brukselit dhe Tiranes zyrtare.

Top Channel