Kuvendi ka ndryshuar dje rregulloren e tij, e cila i hap rruge zgjedhjes se me shume se dy nenkryetareve dhe vendosjes se deputeteve si anetare ne me pak se ne dy komisione.
Ndryshimi ne perberjen e komisioneve parlamentare behet ne baze te respektimit te parimit te shumices.
Kreu i keshillit te rregullores, deputeti Viktor Gumi, duke paraqitur ndryshimet theksoi se tani Parlamenti shqiptar mund te kete me shume se 2 nenkryetare, te cilet percaktohen sipas ekuilibrave politike te legjislativit.
Nderkaq, deputetet nuk mund te jene anetare te me shume se dy komisioneve parlamentare te perhershme.
Ndryshimet ne rregullore jane miratuar me 73 vota, si dhe disa ligje te tjera qe jane diskutuar. Gjate rendit te dites ka hyre dhe ka dale si pa gje te keq drafti per “Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative”.
Top Channel