7 Marsi, Topi ne Gjirokaster

05/03/2010 20:05

Meqe 7 Marsi eshte e diele, kreu i shtetit zgjodhi te perkujtoje diten e mesuesit te premten, qe eshte dita e fundit e javes kur administrata publike punon.

Kesaj here presidenti ishte ne Gjirokaster. Ne kete qytet, Universiteti “Eqrem Cabej“ formon pikerisht mesuesit e ardhshem. “Misioni fisnik i mesuesit sot merr nje rendesi te vecante, sepse ata po pergatisin “evropianet e rinj” shqiptare. Prandaj formimi juaj duhet te jete domosdoshmerisht i nivelit bashkekohor e konkurues, per te edukuar qytetaret e ardhshem te nje Shqiperie evropiane“, deklaroi Topi.

Duke qene se Gjirokastra ka prane Dropullin, zone tradicionale e minoritetit grek, kreu i shtetit preku edhe ceshtjen e arsimit ne gjuhen greke.

“Nga Universiteti juaj ne pergjithesi dalin edhe arsimtaret e shkollave te minoritetit dhe une dua t’i pergezoj keta studente te sotem e mesues te neserm ne vecanti, sepse ata jane nderlidhesit me te mire midis kulturave tona te vjetra, jane punetoret e devotshem te harmonise e bashkejeteses etnike, te miqesise historike ndermjet popujve tane“, shtoi presidenti. Pasi dekoroi disa personalitete ne fushen e arsimit, nen shoqerine edhe te pushtetareve lokale, presidenti vizitoi shkollen 9 vjecare te komunes se Lunxherise.

Top Channel