Polici i Dajtit, kerkon lehtesi

03/03/2010 13:45

Ish Inspektori i Krimeve per zonen e Durresit Mariglen Muca, njeri nga te akuzuarit qe ndodhen ne proces gjyqesor se bashku me Dritan Dajtin i kerkoi gjykates t’i lehtesohet masa e sigurise nga arrest me burg ne nje mase me te lehte.

Avokati i tij i tha gjykates se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmeri pasi ai akuzohet vetem per shperdorim detyre dhe jo per masakren e shtate gushtit ku kater efektive policie mbeten te vrare se bashku me nje civil.

Gjykata e Krimeve te Renda e rrezoi kete kerkese si te pabazuar ne ligj dhe ne prova. Prokuroria pretendon se ish-inspektori ka shperdoruar detyren gjate kohes qe mbulonte zonen e plazhit ne Durres, zone ne te cilen strehohej prej muajsh Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi.

Si perhere ne proces ka munguar Dritan Dajti per te cilin gjykata vazhdon t’i dergoje flete-thirrje ne spitalin e burgut per te qene i pranishem ne seance. Por i pandehuri nuk ka kthyer asnjehere duke e vene gjykaten ne udhekryq, sepse togat e zeza nuk mund ta zhvillojne procesin nese nuk konfirmohet venia ne dijeni e Dajtit.

Top Channel