Kavaje, blic kunder trafikut te armeve

03/03/2010 18:25

Gjate nje operacioni te koduar “Qerreti 2”, policia e Kavajes ka arrestuar dy shtetas te cilet ishin pjesetare te nje rrjeti trafiku te armeve nga Mali i Zi ne Shqiperi.

Arif Zelo, 52 vjec dhe Ermir Dalipaj, 32, u ndaluan ne fshatin Qeret te Kavajes, pasi ne automjetin e tyre u gjeten dy pistoleta dhe 50 fisheke.

Pas urdherit te ndalimit te nxjerre nga ana e prokurorise, u be edhe kontrolli i banesave te shtetasve ne fjale, ku u gjeten edhe kater pistoleta te tjera.

Gjate marrjes ne pyetje ne polici, te ndaluarit pranuan se armet i siguronin duke i blere ne Malin e Zi dhe me pas duke kaluar ne piken e kalimit te Muriqanit me qellim shitjen e tyre ne Shqiperi.

Top Channel