Eksportet drejt Greqise ulen edhe ne janar

03/03/2010 08:05

Eksportet shqiptare drejt fqinjit tone jugor, Greqise, vijuan te ulen ne janar te ketij viti, pavaresisht se tendenca e pergjithshme e eksporteve qe ne rritje.

Lajmi behet i ditur nga statistikat tregtare te publikuara nga Banka e Shqiperise. Shqiperia eksportoi 3.84 milione euro mallra gjate janarit 2010, me renie 5 per qind kundrejt janarit te vitit 2009, kur qene eksportuar 4.04 milione euro mallra.

Shqiperia ka eksportuar mesatarisht 5.6 milione euro mallra cdo muaj ne drejtim te Greqise gjate tre viteve te fundit, gje qe do te thote se janari ishte muaji me negativ ne shume kohe. Greqia eshte perfshire nga nje krize e rende financiare, gje qe ka ulur investimet ne vend e qe pritet te kete pasoja te gjithanshme ne ekonomine shqiptare.

Nje numer i konsiderueshem shqiptaresh qe paten emigruar ne Greqi gjate viteve te fundit mesohet se eshte kthyer ne atdhe per “pushime te gjata”, gje qe nenkupton edhe renie te remitancave e te konsumit ne ekonomine shqiptare. Emigrimi drejt Greqise konsiderohet si burimi me i rendesishem i te ardhurave ne fshatin shqiptar dhe ka sherbyer per lehtesimin e varferise ne vend ne vitet e fundit.  

Top Channel