Vizat, KE kritikohet per ngadalesi ndaj Shqiperise

01/03/2010 23:20

Komisioni Europian eshte kritikuar se po vepron me ngadalesi ne vleresimin e kritereve per te lejuar Shqiperine qe te kete regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda ketij viti.

Organizata studimore, Nisma Europiane e Stabilitetit (ESI), thote ne nje reagim te saj pasi misionet vleresuese te Komisionit kane perfunduar keto dite vleresimin e kritereve nga Shqiperia, se kalendari i Komisionit “sugjeron se kur eshte fjala per çeshtje ‘urgjente’ aplikohen standarde te dyfishta per vende te caktuara ne Ballkan”.

Nje njoftim i ketij organizmi thote se nuk ka asnje arsye te qenesishme per vonese, perveçse mungese vullneti politik. Ne nje interviste per BBC-ne, drejtoresha e projektit te vizave Shengen ne ESI, Alexandra Stiglmayer, pohoi se nese Komisioni do ta pershpjetonte punen e tij, do te mundej qe te bente rekomandimin per Shqiperine ne kohe per t’u aprovuar nga Parlamenti Europian para veres se ardhshme.

Por tani, thote ajo, sipas kalendarit aktual te Komisionit, eshte e pamundur qe Shqiperia dhe Bosnja te marrin udhetim pa viza para veres, per shkak se ka shume procedura, shkruajtja e propozimit nga Komisioni, procedura e konsultimit dhe miratimit te brendshem, kalimi ne Parlamentin Europian, komisionet e parlamentit, dhe pastaj ne Keshill.

E gjitha kjo do kohe. per momentin, vazhdon zyrtarja, nuk duket se Komisioni do ta paraqese propozimin aq heret qe ky proces te zhvillohet para veres, dhe e gjitha kjo eshte ne kontradikte me ate qe Parlamenti dhe Keshilli kerkuan vitin e shkuar.

Top Channel