Siguria ushqimore, rriten masat

01/03/2010 20:45

Shqiperia ka sot nje sistem te ashtuquajtur horizontal te sigurise ushqimore, pra qe mbulon vetem tregun.

Por standartet europiane kerkojne nje sistem vertikal, nga ferma ne tavoline. Ne rast rreziku ushqimor, ky sistem vertikal do te bente te mundur zbulimin e origjines.

Per shembull, ne rast helmimi te nje pjese te popullates me nje sasi djathi te caktuar, sistemi i gjurmimit do te lejonte te zbulohej edhe fara e jonxhes qe do te kishte ushqyer lopet, apo delet prej nga do te ishte mjele qumeshti qe do te kishte sherbyer per prodhimin e djathit me probleme.

Keshtu, do te gjenin pergjigje pyetjet nese ka pasur preparate hormonale, a eshte trajtuar fusha me pesticide, plehra kimike, apo antibiotike?

Per ndertimin e nje sistemi te tille kontrolli ne Shqiperi, pergjegjesia eshte e Organizates Boterore te Shendetesise ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit.

Ne mjediset e ministrise dhe nen patronazhin e OBSH-se, u organizua nje seminar pikerisht per ndertimin e ketij sistemi kontrolli.

Sipas profesor Edmond Panaritit, zyrtar i OBSH-se, ndertimi i nje sistemi te tille eshte ne linje edhe me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Kur Shqiperia pas marrjes se statusit te vendit kandidat do te negocioje anetaresimin ne Bashkimin Europian, bujqesia do te zere nje vend te rendesishem ne negociata.

Nje nga politikat e para te perbashketa te komunitetit europian, bujqesia eshte edhe nje nga politikat me te arrira te Europes se Bashkuar, qe eshte reformuar disa here gjate viteve.

Top Channel