Kurthi prane Tiranes

01/03/2010 20:10

A mundet njeriu te mbijetoje ne kurth? Ndoshta te shumte jane ata qe e kuptojne kete si nje menyre te shprehuri, por per disa jeta ne kurth eshte nje realitet i perditshem.

Nje realitet i veshtire qe ne kete zone te harruar vetem pak kilometra nga kryeqyteti lidhet pashmangshmerisht edhe me emrin qe mbart. Ky eshte fati i banoreve te ketushem te braktisur nga shteti ne kurthin e tyre.

12 km nga Tirana qe pershkohen per rreth 50 minuta per shkak te rruges mbi te cilen nuk eshte vene dore qe prej 20 vitesh, shtrihet fshati Shupal. Diku ne nje nga majat e larta qe e rrethojne, ndodhet zona e Kurthit, nje lagje me me shume se 20 shtepi, te cilat nga poshte eshte e veshtire t’i dallosh.

Udhetimi per ne Kurth zgjat rreth 1 ore ne kembe ne nje rrepire ku ngjitjen e veshtireson edhe terreni i rreshkitshem per shkak te shirave te shumte. I pari qe takojme sapo mberrijme eshte Rexhepi, i cili jeton aty se bashku me dy femijet dhe gruan.

Ai na tregon se gjendja ekonomike e banoreve te kurthit eshte e veshtire, kjo edhe per shkak te zones qe eshte e izoluar te pakten 8 muaj te vitit. Shtepia e Rexhepit eshte nje nder me te rejat pavaresisht se eshte ngritur diku pak para viteve 1980. Banoret nuk kane mundesi financiare t’i rindertojne, por edhe ne pacin thote ai per te sjelle materialet e ndertimit ne Kurth eshte e pamundur, ne kohen e komunizmit ato silleshin siper me traktoret e koperatives.

Shtepia e Aliut eshte djegur ne vitin 2005 si pasoje e nje luhatje tensioni te energjise elektrike. Nese familjet e tjera paten vetem deme te vogla ne ndonje pajisje shtepiake, Aliu mbeti ne rruge. Shteti i dha vetem 2 qind mije leke demshperblim, te pamjaftueshme per te ngritur nga themelet shtepine qe pas djegjes u rrezua plotesisht. Qe nga ai moment ai dhe gruaja e tij jetojne ne kete rrenoje gjysme te shkaterruar.

Burre e grua nuk marrin as pension e as ndihme ekonomike, pasi u eshte dhene nje cope toke, te cilen Aliu duhet ta punoje me krahe per te siguruar ato pak produkte bujqesore te cilat me pas i kemben me miell tek ndonje banor tjeter.

Mes rrugicave te ngushta te kurthit, duket sikur je kthyer pas ne kohe gjithcka eshte e njejte me kohen e komunizmit, asnje investim, as edhe nje copez gardh apo mur shtepie i ri. Gjithcka eshte uniform si atehere duke te dhene imazhin se koha ka mbetur ne vendnumero. Askush nuk do te degjojne te flitet per politiken, per ta ajo eshte eshte thjesht nje arme per te bere te pasur e te pushtetshem vetem disa njerez.

E sikur te mos mjaftonte izolimi, varferia e mungesa e sinjalit televiziv banoret e kurthit kane probleme edhe me ujin e pijshem, te cilin jane perpjekur ta rregullojne me mjete rrethanore, ose ne raste te shpeshta t’i rikthehen puseve.

Top Channel