Gjykata e Larte pushon ceshtjen ndaj Mediut

01/03/2010 13:20

Gjykata e Larte pushon padine e dyte ndaj ministrit Fatmir Mediu. Gjykata rrezoi padine per plagosje nga pakujdesia te depozituar nga shtetasit Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj.

Pas vendimit ka reaguar menjehere nena e nje prej viktimave te Gerdecit, Zamira Durda e cila u shpreh se per 300 te plagosurit e tragjedise do te ridepozitohen te njejtat padi.

Kjo eshte padia e radhes e rrezuar nga Gjykata e Larte pas asaj te prokurorise ndaj Mediut. Ministri nuk ishte sot i pranishem ne salle, por perfaqesohej nga avokati i tij mbrojtes.

Top Channel