Permbytjet ne Shkoder, 6750 ha toke nen uje

27/02/2010 15:35

Situata ne zonen e Nenshkodres vazhdon te jete problematike. Velipoja dhe dhjetera fshatra dhe komuna te tjera  jane izoluar nga uji.

Ndonese niveli i ujit ka rene disi , 6750 hektare vazhdojne te qendrojne te permbytura .

“Sipas te dhenave te fundit kemi 74 shtepi te permbytura dhe 54 shtepi te rrethuara nga uji. Rruga e Obotit dhe e fshatit Korice e Anes se Malit mund te kalohen vetem me mjete te medha”, u shpreh prefekti i Qarkut te Shkodres, Nexhit Cungu.

Ende 375 njerez nuk jane kthyer ne shtepite e tyre qe i braktisen dy dite me pare, nderkohet qe rruget jane thuajse te pakalueshme per makinat e vogla.

Top Channel