Financimi i partive politike dhe vecanerisht i fushatave elektorale ne Shqiperi, vazhdon te mbetet gri.
Auditimi qe qeveria i beri shpenzimeve te fushates elektorale te zgjedhjeve te qershorit 2009, bazuar ne deklarimet qe bene vete partite, tregoi se ato kishin zbatuar ligjin.
Por nje investigim i prodhuar nga shoqeria civile, nxori ne pah te dhena qe tregojne ne shume raste shkelje te ligjit dhe deklarim te pavertete te partive politike per disa zera shpenzimesh lehtesisht te matshem. Monitorimi i pjesshem i shpenzimeve te fushates, kryer nga Forumi i Mendimit te Lire, Instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi dhe Fondacioni Soros, perfshiu disa prej zerave te matshem financiarisht, si reklamat televizive, mitingjet hapese dhe mbyllese ne tete qytete kryesore te vendit dhe shpenzimet per reklamat publike, si billborde postera etj.
Prodhuesit e ketij ketij raporti thane se shifrat e deklaruara nga partite politike nuk i pergjigjeshin shpenzimeve marramendese qe shoqeruan fushaten e fundit zgjedhore.
Gjate nje debati mbi kete studim, eksperte te fushave te ndryshme kerkuan ne menyre te ngutshme perfshirjen ne diskutimet per ndryshimin e ligjit elektorale, edhe ceshtjen e transparences se financimit te partive politike.
Aktualisht, ne Shqiperi mungon nje organizem, shteteror ose i pavarur, qe te kryeje kontroll mbi menyren e financimit te fushatave elektorale dhe vertetesine e deklarimit te partive. Duke e konsideruar marredhenin informale mes politikes dhe biznesit, nje rrezik te madh per demokracine dhe prodhues te korrupsionit, ekspertet propozuan nisjen e nje serie diskutimesh publike per te lobuar dhe ushtruar presion ndaj politikes per miratimin e nje ligji posacerisht per kontrollin e financave te tyre.
Ne kete zinxhir diskutimesh do te ftohet edhe faktori nderkombetar, i cili ne menyre sistematike ka kritikuar informalitetin e financimit te politikes ne Shqiperi.
Top Channel