Jane luajtur dy ndeshjet e Kupes se 58-te te Shqiperise, per turin cerekfinal, mes Tiranes dhe Beses, ne stadiumin “Selman Stermasi”, dhe mes Shkumbinit e Dinamos, ne fushen sportive te Peqinit.
Sfida e kryeqytetit ishte cerekfinale e kthimit, pasi Besa e kishte mundur Tiranen 2-0 ne Kavaje, ndersa ajo e Peqinit ishte cerekfinalja e pare, pasi ne daten e caktuar ajo ishte shtyre per shkak te kushteve atmosferike.
Tirana e ka pare veten ne epersi te thelle ndaj Beses, 4-0, brenda pak minutash ne pjesen e dyte shenon dy gola Ahmataj, me pas Plaku dhe Lila me penallti.
Kur kishin mbetur rreth 15 minuta nga perfundimi i kesaj ndeshjeje Besa ka realizuar dy gola me Mancakun qe shenon nga pika e bardhe dhe me Daniel Xhafen i cili ka perfituar nga nje gafe e portierit Nallbani.
Ne Peqin, Shkumbini ka mundur 2-1 Dinamon, ne cerekfinalen e pare te Kupes se 58-te te Shqiperise.
Nje rezultat i cili mund te konsiderohet pozitiv per blute duke pare edhe kushtet jashte normales te fushes se Peqinit.
Top Channel