Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
‘Do të më pëlqente të luftoja pak më shumë me Hamilton, ka treguar se ndoshta është piloti më i madh i të gjitha kohërave’-Kjo është ajo që ka deklaruar Lando Norris, kampioni i ri i botës në Formula 1 që është ende në qiellin e 7 bashkë me skuadrën e tij, McLaren.
Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Sir Lewis Hamilton, që në sezonin e tij të parë te Ferrari nuk arriti të fitojë asnjë pole position e as nuk është ngjitur në podium në 24 gara të zhvilluara, gjë që përbën një rekord negativ për pilotin e Kokëkuqes italiane.
‘Të gjithë e dinë se nëse është dikush që mund të rikthehet pas viteve të vështirë, është pikërisht Sir Hamilton-tha Lando Norris për Sky-dhe mua do të më pëlqente të kisha më shumë duele me të. Gjithnjë është privilegj të garosh me dikë që është më i miri në botë. Ka shumë pilotë të tillë në Formula 1. Janë Fernando, Leëis, Max… Shumë prej nesh duan të ecin në gjurmët e tyre’.
Top Channel