Chelsea qe do luaje mbremjen e sotme ne “San Siro” kunder Interit, vjen ne nje moment delikat per shkak te skandaleve me dy lojtaret titullare, John Terry e Ashley Cole.
Por nese Terry e ka kthyer dhimbjen ne force duke deklaruar se do vazhdoje rrugen perpara per te fituar gjithcka me Chelsea dhe kombetaren e Anglise, Cole po e vuan largimin nga bashkeshortja. Mbrojtesi anglez eshte shprehur i gatshem te ndjeke shembullin e Tiger Woods per te shpetuar martesen dhe per te rikthyer bashkeshorten ne shtepi. Ai eshte gati t’i nenshtrohet nje kure intensive per t’u sheruar nga varesia ndaj seksit.
“Ashley e telefonon Cheryl cdo 10 minuta dhe i dergon mesazhe. Eshte vertete ne nje moment te veshtire”, shkruan tabloidi “Sun”. “Per here te pare pranon se ka probleme dhe eshte gati te kurohet. Cheryl i refuzon cdo telefonate, por ndoshta deshiron t’i jape edhe nje mundesi”, shton tabloidi.
Nga ana tjeter, Terry duket se e ka kaluar pa u lagur historine me ish te fejuaren e shokut Wayne Bridge. “Pergjigjem duke bere ate qe kam bere gjithmone. Askush nuk do ma heqe vemendjen nga misioni qe kam, te fitoj Champions League dhe Boterorin. Jam i forte mjaftueshem per te dhene maksimumin per vendin tim. Ne Afriken e Jugut do luaj si perhere, me vendosmeri dhe pasion. Nuk do ndryshoje asgje. Humbja e shiritit te kapitenit me beri keq por tashme kete gje e kam hedhur pas kraheve”, thekson lojtari londinez.
Top Channel