
Carlo Ancelotti eshte rikthyer ne “San Siro”, por kete here si nje kundershtar.
Tekniku i Chelsea u duk i qete ne prag te sfides kunder Interit, duke theksuar se do jete nje ndeshje e ekujlibruar. “Mundesite jane 50 me 50 sepse perballen skuadra te ngjashme dhe me shume deshire per te fituar. Do jete nje beteje e bukur qe do ta luajme me fair play”, thekson Ancelotti. Ne vijim, ai ka thene se skuadra eshte e bashkuar dhe skandalet e Ashley Cole apo John Terry nuk kane ndikuar aspak ne harmonine e grupit.
“Ne Itali ka nje interes te madh per kete ndeshje sepse luajne dy skuadra te medha. Duam te luajme ndeshjen tone me nje intensitet te madh”, shton tekniku italian. Ne vijim ai ka pranuar problemet qe ka skuadra ne krahun e djathte me mungesen e Belleti-t, por ate e shqetesojne edhe mungesat e Cole e Zhirkov.
Top Channel