
Barcelona nuk arrin te realizoje plotesisht detyren e saj per kualifikim ndaj Shtutgartit. Ne Gjermani skuadra katalanase nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1, rezultat ky qe gjithsesi eshte favorizues per te.
Pjesa e pare ishte me e mire per Shtugart qe pati disa raste per shenim deri sa gjeti golin e avantazhit me ane te Kakau ne minuten e 25.
Ne pjesen e dyte ishte Barcelona qe filloi me mire dhe ne minuten e 7 te saj barazoi rezultatin me ane te Zlatan Ibrahimovic.
Ndryshe ishte situata ne Pire ne ndeshjen me Olimpiakos dhe Bordo’. Skuadra franceze fitoi ne fushen greke me rezultatin 1-0 duke hedhur nje hap te rendesishem drejt cerekfinaleve te Liges se Kampioneve.
Goli i fitores per kampionet e Frances u shenua ne minutat shtese te pjeses se pare nga Siani’. Ne fundin e ndeshjes Olimpiakos barazoi rezultatin, por arbitri Hauard e anuloi per nje faull ndaj portierit te skuadres franceze.
Ndeshjet e kthimit te Liges se kampioneve mes Barcelones dhe Shtutgart dhe Bordo’ e Olimpiakos do te zhvillohen me 17 mars.
Top Channel