Drogba kerkon Hiddink tek Bregu i Fildishte

23/02/2010 21:40

Didier Drogba vazhdon t’i dergoje mesazhe teknikut holandez, Guss Hiddink per te marre drejtimin e Bregut te Fildishte ne Boterorin 2010.

Sulmuesi i Chelsea qe ka kujtime te bukura me holandezin, kerkon qe ai te ulet ne stolin e “Elefanteve” per evenimentin e qershorit. “Eshte e vertete qe kam mundesi te drejtoj Bregun e Fildishte. Drogba ma ka kerkuar dhe federata eshte dakort. Duhet te zgjidh disa gjera para se te marr nje vendim perfundimtar”, u shpreh Hiddink.

Deri ne muajin qershor ai ka nje kontrate me Federaten Ruse, ndersa ne gusht do marre drejtimin e Turqise.
 

Top Channel