Champions, Barcelona perballet me Shtutgart

23/02/2010 14:25

Futbolli europian do te rikthehet sonte ne mbremje me dy ndeshje interesante Shtutgart – Barcelona dhe Olimpiakos – Bordo.

Perballja me e rendesishme eshte padyshim ajo qe do te zhvillohet ne Gjermani, aty ku do te luajne kampionet e Europes ne fuqi. Lajmi i mire per Barcen eshte rikthimi i dy lojtareve te formacionit baze, Dani Alves dhe Xavi te cilet priten te jene ne fushe qe nga minuta e pare.

Katalanasit do te kerkojne kualifikimin qe ne kete ndeshje, megjithese e dine qe do te jete shume e veshtire, pasi Shtutgard ka fituar besim ne vetvete me rezultatet pozitive javet e fundit ne Bundeslige.

“Do te jete shume e veshtire per ne te kalojme turin,- ka deklaruar Guardiola, – por nese duam te fitojme Champions duhet te eleminojme Shtutgardin”.

Sfida tjeter e te martes Olimpiakos-Bordo do te luhet ne stadiumin Karaiskaqis ne Pire. Kampionet greke do te presin me skuadren me te suksesshme te fazes ne grupe. Emocionet e ketyre dy perballjeve do te transmetohen direkt nga paketa SuperSport, sonte ne oren 20:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA