Nje sondazh i realizuar nga instituti “Pavel Shatev” ne Maqedoni, nga data 15 ne 20 shkurt, tregon se partia VMRO/DPMNE eshte me e votuara ne radhet e popullsise.

Sipas sondazhit, nese zgjedhjet do te zhvilloheshin tani, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski do te votohej nga 24.5 perqind e te anketuarve, e ndjekur nga LSDM me 9.3 perqind dhe partite shqiptare BDI me 6.1 perqind, PDSH 2.9 dhe DR 1.5 perqind.

Sipas sondazhit, Gruevski eshte gjithashtu ne krye te listes se lidereve me te votuar, me 26 perqind te te anketuarve.

Pas tij vijne ish-presidenti Cervenkovski me 8.4 perqind, Ali Ahmeti me 6.1 perqind dhe Menduh Thaci me 3.6 perqind.

Top Channel