Mbyllet takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, kreu i LVV-së: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur
Incidente janë shënuar përpara pallatit presidencial në Beograd pas përfundimit të një tubimi të organizuar nga studentët të shtunën.
Një grup të rinjsh u përpoqën t’i afroheshin parkut ku, që nga mëngjesi, mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiç kanë ngritur kampe.
Policia i shtyu ata prapa dhe përdori molotovë kur protestuesit filluan të hidhnin objekte të ndryshme.

Para mesnatës, mbizotëroi qetësia pasi shumica e protestuesve ishin larguar, ndërsa forca të forta policore ishin të pranishme në të gjitha rrugët përreth pallatit presidencial.
Më parë, një nga tubimet më të mëdha antiqeveritare u mbajt nga studentët që kërkonin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas organizatorëve, tubimi, i mbajtur nën sloganin ” Studentët do të fitojnë “, kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh qeverisë se lëvizja studentore ende ka mbështetjen e shoqërisë. Në tubim folën profesorë universiteti të specialiteteve të ndryshme, gjyqtarë të shkarkuar dhe aktorë.
Mesazhi i përcjellë nga të gjithë ishte se “Serbia duhet të bëhet shtet ligjor, jo shtet mafioz”.
Top Channel