Marku: Tryeza s’mund te jape ate qe s’dha vota

15/02/2010 21:55

Deputeti i PD-se, Mark Marku e ka cilesuar si te rendesishme tryezen e dialogut pozite-opozite te nisur nga presidenti i vendit, Bamir Topi.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Marku eshte shprehur se ne negociatat qe kane nisur, ka nje “nonsens” te kerkesave te Partise Socialiste.

“E rendesishme eshte qe ka pasur nje institucionalizim te kontakteve mes opozites dhe mazhorances. Ka nje nonsens ne raportin bojkot-bisedime. Ka nje nonsens ne kerkesat e PS dhe megjithate mazhoranca i eshte pergjigjur ne menyre normale duke pranuar nje tryeze dialogu per zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar Marku.

Sipas tij, aktore te caktuar kerkojne qe me qendrimin e saj, opozita te destabilizoje vendin duke bere kerkesa absurde.

“Ka disa aktore te interesuar per te tensionuar situaten dhe qe nuk duan qe opozita te futet ne parlament”, ka deklaruar Marku.

Ai ka shtuar me tej se nisja e tryezes eshte dicka pozitive, por ka nenvizuar se nuk mund te pretendohet qe permes saj te arrihet ajo qe nuk eshte arritur me ane te votes.

“Mendoj se nese do gjenim dicka te re ne ngjarjen e se djeles eshte institucionalizimi i kontakteve, pasi opozita ka bojkotuar Parlamentin, duke bojkotuar kontaktin institucional. Por, askush nuk mund te kerkoje ne tryeze ate qe nuk e ka fituar me vote”, ka shtuar Marku.

Top Channel