Demtohet rruga Bulqize-Burrel

15/02/2010 19:15

Reshjet e dendura te shiut dhe debores, te para disa diteve, kane shkaktuar bllokimin e perkohshem, te levizjes se automjeteve edhe ne rrugen nacionale Bulqize-Burrel.

Keshtu, ne vendin e quajtur Kthesa e Sanes, vetem rreth 500 metra larg qytetit te Burrelit, prej dy ditesh vazhdojne rreshqitjet e dherave, duke bllokuar levizjen e automjeteve ne kete rruge.

Nder vite, ky segment rrugor ka qene problematik per levizjen e lire te automjeteve, pasi rreshqitjet e tokes dhe dherave kane qene gjithmone te pranishme, sidomos ne kohe me reshje te dendura.

Prej disa ditesh, ne nje gjatesi prej rreth 300 metrash, ne kete segment rrugor ka patur rreshqitje dherash, te cilat kane sjelle veshtiresi serioze per levizjen e automjeteve, deri ne bllokim te plote te tyre per disa ore.

Eshte punuar per hapjen provizore te rruges, nepermjet nje rruge dytesore njekalimeshe. Nderkohe, vec ketij segmenti rrugor, rreshqitje dherash ne kete rruge ka dhe afer qytetit te Klosit, por qe nuk kane shkaktuar probleme serioze ne levizjen e automjeteve.

Top Channel