4400 shqiptare me pensione private

15/02/2010 08:10

Pese vite pas krijimit, tregu i skemave private te pensioneve vijon te jete i paperfillshem per nga numri i kontribuuesve dhe nga arketimet, behet e ditur nga te dhenat statistikore te perditesuara, te publikuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare.

Deri ne fund te vitit 2009, sipas te dhenave, vetem 4429 shqiptare ishin kontribuues ne tre skemat e pensioneve suplementare, te cilat menaxhohen nga kompanite private, shifer kjo qe perben pak me shume se 1 per qind te numrit total te te punesuarve ne sektorin jobujqesor ne Shqiperi. Vitin e kaluar u shenua nje rritje prej 15 perqindesh ne numrin e kontribuuesve kundrejt vitit 2008, kur qene vetem 3861 vete.

Kompanite e pensioneve private paten te ardhura te pergjithshme prej 73 milione lekesh (rreth 530 mije euro). Me nje nivel te tille kontributesh, tregu mund te quhet i paperfillshem.

“Tregu i pensioneve vullnetare mbetet ende nje treg i vogel, pare ky si nga kendveshtrimi i kontributeve dhe nga numri i kontribuuesve”, thote Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ne raportin mbi kete treg.  

Skemat suplementare private te pensioneve grumbullojne kontribute nga njerezit qe deshirojne te marrin pjese ne to dhe i investojne keto kontribute ne menyre qe te marrin interesa. Ne vendet perendimore, pensionet private funksionojne si skema publike kursimi, ku ofrohen fitime shume te mira ne krahasim me skemat publike te pensioneve. Por ne rastin e Shqiperise jane disa faktore qe e bejne funksionimin e skemave private te veshtire.

Faktori i pare eshte problemi qe skemat e pensioneve private bazohen te monedha kombetare lek. Por duke qene se keto skema jane shume afatgjata, shqiptaret me te drejte kane arsye te mos besojne se leku shqiptar do ta ruaje vleren aktuale per kaq gjate. Nga ana tjeter, Shqiperia ka nje treg financiar te pazhvilluar. Mungesa e burses ben qe kontributet e mbledhura nga skemat e pensioneve te investohen te gjitha ose ne depozita bankare ose ne bono thesari te qeverise. Skema te tilla te thjeshta kursimesh mund te zbatohen nga shqiptaret edhe pa nevojen e kompanive te menaxhimit te pensioneve private.  

Top Channel