PPE: PS te pranoje rezultatin e zgjedhjeve

12/02/2010 15:25

Mes dy kampeve politike ne Tirane vazhdon gara per te siguruar mbeshtetje nderkombetare nga partite dhe grupimet simotra ne Bashkimin Europian.  (UPDATE)

Pas takimeve dhe mbeshtetjes qe mori Edi Rama nga grupi i deputeteve Eurosocialiste ne Parlamentin Europian, sot jane Partite Popullore Europiane qe i japin mbeshtetjen demokrateve shqiptare.

Permes nje deklarate, te shperndare nga zyra e shtypit te kuvendit te Shqiperise, grupi i Partive Popullore Europiane shprehet se eshte thellesisht i shqetesuar nga situata e veshtire politike qe ka krijuar ne Shqiperi bojkotimi i parlamentit shqiptar nga Partia Socialiste e Shqiperise, pas zgjedhjeve parlamentare te vendit ne qershor te 2009-tes.

“Partia Socialiste shqiptare duhet te pranoje rezultatin e zgjedhjeve e t’i kthehet punes ne interes te qytetareve shqiptare“, tha Joseph Daul, kryetar i grupit te PPE ne Parlamentin Europian.

Parlamenti Europian adoptoi ne muajin nentor nje rezolute lidhur me vendin ballkanik, e cila nxit partine opozitare t’i jape fund bojktotit dhe i ben thirrje te pembushe detyrimin e saj te perfaqesimit te votuesve ne parlament.  

Gjate zgjedhjeve te fundit parlamentar ne Shqiperi, vezhgues te huaj nga organizata te ndryshme nderkombetare ishin te pranishem ne vend dhe nuk faktuan, apo nuk pane prova, per parregullsi ne procesin e numerimit te votave apo manipulim te rezultatit.

Partia Socialiste e Shqiperise duhet te respektoje vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe ate te Kolegjit Elektoral te Gjykates se Apelit ne Tirane, te cilet e refuzuan kerkesen e saj te rinumerimit te votave.

Opozita shqiptare duhet te punoje se bashku me qeverine ne rrugen e reformave ekonomike dhe atyre sociale per ta ndihmuar vendin te permbushe kriteret e anetaresimit ne Bashkimin Europian, deklaroi Daul.

Top Channel