Parlamenti miraton pr/ligjin per huate

11/02/2010 21:30

Parlamenti miratoi diten e enjte projektligjin per marreveshjen e huase dhe financimit ndermjet qeverise shqiptare dhe bankes gjermane per zhvillim, KFW.

Huaja, ne nje vlere prej 6 milione euro, do te perdoret per rifinancimin e huave te dhena ndermarrjeve shume te vogla, te vogla dhe te mesme. Kjo hua merret ne formen e nje kredie te bute me afat shlyerje 40 vjet.

Parlamenti miratoi gjithashtu projektligjin per ratifikimin e Agjencise Nderkombetare te Energjise se Rinovueshme, duke synuar zgjerimin e perdorimit te energjise se rinovueshme.

Kjo agjenci do te merret me hartimin e politikave energjitike, me ceshtjet financiare, sigurimin e keshillave dhe mbeshtetjes, etj.

Nje tjeter projektligj i cili u miratua ishte edhe ai per ratifikimin e marreveshjes se huase ndermjet qeverise sone dhe Fondit Saudit per Zhvillim per financimin e projektit te ndertimit te rruges se mbikalimit te Durresit.

Top Channel