Te perndjekurit: Eshte koha te hapen dosjet

02/02/2010 08:30

Te perndjekurit politike kercenuan dje me protesta nisur nga vendimi i Gjykates Kushtetuese per te rrezuar ligjin e lustracionit.

Kryetari i shoqates se te perndjekurve politike, Besim Ndregjoni, deklaroi dje se ky vendim i marre tregon se administrata shqiptare ende nuk eshte pastruar nga ish-sigurimsat e shtetit.

“Eshte koha te hapen dosjet pa perjashtim per te gjitha administraten, politikane, qe nga nepunesi i thjeshte e deri te kryetari i shtetit. Çdo heshtje ndaj hapjes se dosjeve do te na detyroje te nisim protestat demokratike per te pastruar politiken nga e kaluara e diktatures”, deklaroi Ndregjoni.

Ne menyre te herepashershme ish te perndjekurit kane kerkuar edhe hapjen e dosjeve dhe largimin e ish-sigurimsave te shtetit nga postet e rendesishme ne politike, administrate dhe gjyqesore.

Sipas tyre, shoqeria shqiptare duhet te ndahet njehere e mire nga e shkuara e saj komuniste.

Top Channel