Blushi: Tryeza, shansi i Topit

02/02/2010 19:45

Deputeti socialist Ben Blushi deklaron se presidenti Topi ka shansin me te mire per te zgjidhur krizen dhe per te dhene perpara shqiptareve imazhin e nje kreu shteti permbi palet.

Duke folur per Top Channel, Blushi shprehet se eshte koha qe kreu socialist, Edi Rama te bashkoje Partine Socialiste dhe opoziten, duke deklaruar se projekti i nisur para 28 qershorit nuk ka perfunduar. “Eshte koha qe presidenti te tregoje autoritet dhe ai ka nje mbeshtetje te madhe nderkombetare qe duhet ta shfrytezoje dhe opinioni publik pret qe presidenti te tregoje se eshte nje president efikas dhe funksional”, thekson Blushi.

Deputeti i majte mendon se socialistet duhet te lene pas te kaluaren dhe te shonin perpara, duke kerkuar nje bashkim te Partise Socialiste dhe te opozites, per t’iu pergjigjur kryeministrit Berisha. “Eshte rasti per te thene se i takon zotit Rama te bashkoje PS-ne dhe te gjeje nje emerues te perbashket. Ne kemi nje projekt qe pesoi nje disfate ne 28 qershor por qe nuk ka perfunduar”, shton Blushi.  

Top Channel