Rama: Qeveria po na pengon

01/02/2010 17:30

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka deklaruar se pavaresisht pengesave te qeverise bashkia do te vazhdoje punen ne rindertimin e Tiranes dhe te rritjen e cilesise se jetes per komunitetin.

Rama ka inspektuar punimet per rikualifikimin urban te zones perballe maternitetit ‘Koco Glozheni’ ne kryeqytet duke akuzuar qeverine se nuk njeh punen dhe nevojat e komunitetit.

“6500 metra katrore gjelberim dhe hapesire clodhese besoj se jane nje tjeter shprehje kuptimplote e Tiranes qe ne po rindertojme ne cdo bllok banimi, jane shembull i nje angazhimi per te transformuar jeten e komunitetit te qytetit pavaresisht pengesave te jashtezakonshme te nje qeverie”, u shpreh Rama.

Ky projekt me vlere 44 milion leke synon sistemimin e hapesirave ndermjet pallateve, gjelberimin e tyre, ndertimin e nje lulishteje dhe pajisjen e saj me stola, ndricimin e zones e te tjera e te tjera hapesira shlodhese.

Top Channel