Transporti rrugor, plan per targa te reja

29/01/2010 08:55

Metropolit shqiptar po i mbarojne  targat dhe Drejtoria e Transportit Rrugor po shikon si zgjidhje reduktimin e tyre, te vendosura tek automjetet e vjetra.

Shifrat zyrtare flasin per te pakten 126 mije automjete te vjetra, qe nuk qarkullojne me per shkak te amortizimit, duke mbajtur peng targat.

Projekti nuk ka perfunduar ende, por mesohet paraprakisht se do te hiqen nga qarkullimi targat A, B, C dhe D per Tiranen, duke pare mundesine e zbatimit edhe ne qytetin e Durresit.

Sipas drejtorise qe varet nga Ministria e Transporteve, heqja e automjeteve qe mbajne targat e kater germave te para te alfabetit do te jete per nje periudhe pesevjeçare.

Nderkohe, Ministria e Transporteve po shqyrton variantet e pergatitjes se targave te tjera, qe mund te jene me me shume shkronja, numra apo identifikime te tjera.

“Shume shpejt Ministria e Transportit do te aplikoje dhe modelin e ri nje mjet nje targe qe do te sjelle dhe disa ndryshime te Kodit Rrugor”, deklaron nje zyrtar i Drejtorise se Transportit Rrugor.

Top Channel