KiE: Topi negociator i krizes

29/01/2010 23:15

Nje dite pas miratimit te rezolutes per Shqiperine nga Asamblea Parlamentare, Keshilli i Europes leshon nje komunikate per shtyp ku perforcon konkluzionet e tij.

Keshilli i Evropes kujton se rolin kyc per zgjidhjen e krizes duhet ta luaje Presidenti, Bamir Topi. Per ta ndihmuar ate ne kete detyre, Asamblea i kerkon Komitetit te Presidenteve dhe raportuesve te Komisionit te Monitorimit qe te shkojne ne Shqiperi sa me pare.

Ne komunikate permblidhen pikat kryesore te rezolutes. Asamblea i kerkon qeverise shqiptare dhe opozites qe t’i japin fund krizes aktuale politike ne vend dhe te marrin persiper pergjegjesite e tyre ne menyre qe te vazhdohet me reformat e nevojshme jetike.

“Ne vecanti, i behet thirrje qeverise per te ngritur, pa vonesa te metejshme, nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009, dhe opozita te kthehet ne parlament e te marre pjese plotesisht ne punimet e tij”, thuhet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Europes.

Pervec percaktimit te situates aktuale ne vend si nje krize politike, Keshilli i Europes shkon me tej ne komunikaten per shtyp kur thote se “vendi mund te destabilizohet edhe me tej”, per shkak te retorikes acaruese mes dy forcave krysore politike ne vend.

Ne fund te komunikates jane botuar rezoluta e votuar nje dite me pare si dhe rekomandimet e Asamblese, ku i kerkohet Komitetit te Ministrave qe te marre ne konsiderate perfshirjen e monitorimit ne axhenden e Grupit Raportues per Demokracine, te cilet mund te propozojne cdo vendim te metejshem qe do te kerkonte situata ndaj ketij Komiteti.

Top Channel