Ministri maqedonas i Arsimit, Nikolla Todorov ka deklaruar se nuk ka ndermend te terheqe ligjin qe detyron nxenesit shqiptare te mesojne maqedonishten qe nga klasa e pare.

Todorov ka theksuar se do te arrije te binde ata qe kundershtojne ligjin qe ta zbatojne ate, pasi sipas tij, ligji i sherben integrimit te shoqerise maqedonase.

“Planifikoj qe kete vendim te mos e realizoj me masa radikale. Nuk planifikoj te heq dore, por te bind te gjithe ata qe duhet ta zbatojne, se zbatimi i ketij vendimi eshte ne dobi te te gjithe qytetareve qe jetojne ne Maqedoni”, ka pohuar Todorov.

Ai ka shtuar me tej se permes nje debati me eksperte te fushes se arsimit do te deshmoje se vendimi ne fjale eshte i drejte dhe ligjor.

Top Channel