Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se Aeroporti Nderkombetar i Prishtines nuk do te privatizohet, por do t’i jepet me koncension nje operatori privat.

Sipas Thacit, ky opsion eshte me i miri pasi operatori privat do te sjelle sherbime me te mira, do te ndertoje nje infrastrukture me te zgjedhur dhe do te jete gjenerim i burimeve per shtetin e Kosoves.

“Aeroporti nuk po privatizohet, por me pjesemarrjen e nje partneri privat ne ndertimin dhe zgjerimin e tij parashikohet te behen sherbime te permiresuara dhe infrastrukture e zgjeruar. Gjithashtu, ky menaxhim do t’i siguroje shtetit 100 milione euro ne vitet e ardhshme”, ka pohuar Thaci.

Kreu i qeverise kosovare ka nenvizuar me tej se Kosova ka nevoje per investime te metejshme ne infrastrukture dhe sherbime publike, si dhe ne sektore te ndryshem, burimet financiare te te cileve jane te kufizuara.

Top Channel