Spanja: Serbia, rol konstruktiv ne Ballkan

26/01/2010 14:20

Ministri i Jashtem spanjoll, Moratinos, vendi i te cilit kryeson presidencen e radhes te BE-se, ka deklaruar se Serbia mund te luaje nje rol konstruktiv ne Ballkan.

Duke folur nga Brukseli pas nje takimi me homologun serb Vuk Jeremic, Moratinos e ka vene theksin ne vecanti tek situata ne Bosnje e Hercegovine dhe tek marredheniet me Kosoven.

“Ne jemi te bindur per rolin konstruktiv qe Serbia mund te luaje ne gjithe Ballkanin perendimor dhe ne vecanti ne BeH, qe eshte shqetesimi yne kryesor, si dhe ne marredheniet me Kosoven, e cila kerkon nje zgjidhje konstruktive”, ka nenvizuar Moratinos.

Ndersa ministri i Jashtem serb, Jeremic, i pyetur nga mediat nese Serbia e sheh veten ne Bashkimin Evropian, eshte shprehur se i gjithe Ballkani e ka vendin ne BE.

“Askush nuk duhet te lihet anash. E gjithe gjeografia e Ballkanit perendimor duhet te integrohet ne BE sa me pare”, ka pohuar Jeremic.

Lidhur me ceshtjen e Kosoves ai ka shtuar se ajo do te zgjidhet me nje kompromis, i cili do te pranohet nga te gjithe dhe ka nenvizuar se Beogradi po punon intensivisht ne kete drejtim.

Top Channel