Kosove, Daci nen shenjestren e LDK dhe AAK

26/01/2010 13:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci ndodhet nen nje sulm te dyfishte nga partite rivale, AAK e Ramush Haradinajt dhe LDK e presidentit Sejdiu.

Sipas mediave ballkanase, keto dy subjekte synojne ta copetojne partine e Dacit dhe ta nxjerrin kete te fundit jashte loje.

Madje, bejne te ditur burimet, LDK-ja po perpiqet t’i rrembeje Dacit edhe bastionin e dikurshem, Degen e Ferizajt dhe ate te Vitise.

Gjithcka po zhvillohet ne nje moment kur situata brenda LDD-se eshte tensionuar per shkak te pakenaqesive te shumta te anetareve te saj per rezultatet e dobeta ne zgjedhjet lokale.

Gjithashtu, nje tjeter faktor qe ndikon ne pakenaqesine e anetareve te LDD-se eshte edhe bashkepunimi i vazhdueshem i Dacit me kreun e AKR-se, Behxhet Pacolli.

Top Channel