Rekomandimi i Parlamentit Evropian, qe Komisioni Evropian edhe me Kosoven te nise dialogun per liberalizim vizash, duket se do te nise se zbatuari javen e ardhshme. Nje delegacion ekspertesh te Komisionit Evropian do te takohet te merkuren, per tri dite radhazi ne Prishtine, me zyrtare qeveritare, me te cilet do t’i diskutojne kriteret per liberalizim vizash.

“Edhe pse takimi nuk quhet ende dialog per liberalizim vizash, te gjitha kriteret jane aty. Ne presim qe Komisioni Evropian kete takim e ka ruajtur me qellim dhe besoj se do te vije me risi”, tha Fisnik Rexhepi, zedhenesi i Ministrise se Jashtme, ben te ditur Telegraf.

Komisioni Evropian nuk i ka dhene udherrefyesin per liberalizim vizash Kosoves, ndersa pengese kryesore fillimisht ka qene statusi i pazgjidhur, e pastaj mosnjohja e Kosoves nga ana e pese vendeve anetare te BE-se.

Top Channel