Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj eshte shprehur skeptik lidhur me planin e qeverise dhe ICO-se per integrimin e veriut te vendit.

Sipas tij, eshte e kote te kesh nje plan ne leter, kur nuk je i afte ta zbatosh ate ne realitet, ne vecanti ne veri te Kosoves, ku prania e ligjit eshte thelbesore.

“Zbatimi eshte me rendesi. Nje plan, sado i mire te jete ne leter, pa nje fuqi ekzekutive mund te kete veshtiresite e veta ne zbatim. Pra, ne jemi skeptike ne aspektet e zbatimit te kesaj strategjie”, ka pohuar Haradinaj.

Kreu i AAK-se ka perjashtuar opsionin e ushtrimit te dhunes ne veri te Kosoves, por ka nenvizuar se zbatimi i ligjit ne kete zone eshte i domosdoshem.
 

Top Channel