Shqiptaret e Ballkanit vuajne nga mungesa e nje komunikimi modern mes tyre, gje qe mund te kete pasoja nese vazhdohet keshtu.

E ketij mendimi eshte analistja Adelina Marku, e cila thekson se mes trevave shqiptare duhet te kete nje rrjet te posacem komunikimi.

“Shqiptaret e Maqedonise, Kosoves dhe Malit te Zi jetonin ne nje konglomerat qe ishte Jugosllavia, ndersa Shqiperia ishte e mbyllur nen nje regjim komunist, nder me te fortet ne rruzullin tokesor. Ne kemi shume pervoja persa i perket sistemit te shtetit dhe nese ne jemi shume kerkues per jeten tone, politologet dhe historianet mund te mblidhen dhe te krijojne nje forum mbareshqiptar”, ka deklaruar Marku.

Top Channel