Maqedoni, nis procesi i lustracionit

25/01/2010 11:20

Gjykatesit, avokatet dhe prokuroret ne Maqedoni, prej sot deri me 25 shkurt, duhet te dorezojne deklarate me shkrim te verifikuar ne noter te Komisioni per verifikim te fakteve, se nuk kane qene bashkepunetore te sherbimeve sekrete, ne pajtim me Ligjin per percaktim te kushtit per kryerje te funksionit publik.

Sipas MIA-s, ne kete afat, deklarate duhet te dorezojne gjykatesit nga Gjykata Supreme, nga Gjykata e Apelit, Gjykata Administrative dhe gjykatat themelore, anetaret e Keshillit gjyqesor, prokuroret publike dhe anetaret e Keshillit te prokuroreve publike.

Deklarata me shkrim deri te Komisioni per Lustracion duhet te dorezojne edhe Avokati i Popullit, zevendesit e tij dhe nepunesit drejtues shteterore ne kete institucion, si dhe Prokurori Publik, zevendesit e tij dhe nepunesit drejtues.

Top Channel